Punësimi i mësuesve të rinj, ndryshon skema! Aplikimi nga E-albania

2 months ago 26
Reklamë

Ndryshon skema e aplikimit për punësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar. Ministria e arsimit ka vendosur që konkurimi me dosje i çdo kandidati të bëhet përmes portalit e-Albania, dhe jo më nga Rrjeti Akademik Shqiptar.

Deri më 19 korrik është afati i aplikimit online të kandidatëve. Kërkesën për punësim duhet ta bëjnë nga drejtoritë arsimore ku kanë vendbanimin, ndërsa kanë të drejtë të përzgjedhin tre qytete apo zyra arsimore ku dëshirojnë të punojnë si mësues.

Konkursi me dosje është vetëm faza e parë e procesit të konkurimit, pasi në fund të gushtit kanidatët për mësues do ti nënshtrohen Provimit të Shtetit.

Tërësia e pikëve në të dyja fazat do të përcaktojë renditjen e kandidatëve dhe shanset e tyre për punë.

Ministria e arsimit nuk ka bërë publike nevojat e shkollave për mësues të rinj si dhe vendet vakante që do të krijohen nga arsimtarët që dalin në pension.

Referuar viteve të kaluara, nevojat më të mëdha në shkollat 9-vjecare edhe në Tiranë janë për mësues të ciklit fillor, ndërsa në arsimin e mesëm për mësues të porfileve shkencore, matematike, fizike dhe bio-kimi.

Read Entire Article