Putini dhe Xi vajtojnë humbjen e preisdentit Iranian: Mik i vërtetë

4 months ago 16
Reklamë

Presidenti rus Valdimir Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit Iranian Ebrahim Raisi, ministrit të jashtëm Iranian dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua dje në një zonë pyjore në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.

Në reagimin e tij për aksidentin tragjik, Putini e ka përshkruar Raisin si një “mik të vërtetë të Rusisë” dhe një “politikan të shquar”.

Irani ka qenë një aleat kryesor ushtarak i Rusisë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, shkruan BBC. 

Ndërkohë, presidenti i Kinës Xi Jinping e ka përshkruar Raisin si një “mik të mirë” për popullin kinez, duke shtuar se “vdekja e tij tragjike” është një “humbje e madhe për popullin iranian”, raporton Reuters.

Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit dhe një blerës kryesor i naftës së tij të sanksionuar./vizionplus.tv/

Read Entire Article