Putini zhvillon bisedë telefonike me presidentin e përkohshëm të Iranit

4 months ago 22
Reklamë

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri të përkohshëm të Iranit, Mohammad Mokhber.

BBC raporton se gjatë telefonatës, Putini e cilësoi parardhësin e Mohammad Mokhber si  “partner të besueshëm”.

Kremlini konfirmoi bisedën telefonike dhe tha se të dyja palët theksuan “qëllimin e tyre të ndërsjellë për të forcuar më tej ndërveprimin ruso-iranian”, sipas Reuters.

Irani ka qenë një aleat i rëndësishëm ushtarak i Rusisë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Më herët, Putini shprehu ngushëllimet e tij pas publikimit të lajmit se presidenti Raisi kishte humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Ai e përshkroi Raisin si një “mik të vërtetë të Rusisë” dhe një “politikan të shquar”./vizionplus.tv/

Read Entire Article