Qarkullonte i armatosur, arrestohet 25-vjeçari, çfarë i gjeti policia në banesë

2 months ago 22
Reklamë

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 18”. I riu qarkullonte i armatosur dhe posedonte një armë tjetër, teksa u kap në flagrancë në Palasë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 18”, në kuadër të të cilit u bë kapja në fshatin Palasë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër. Në vijim të kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një tjetër armë zjarri pistoletë dhe një krehër”, njofton policia.

2 armët e zjarrit pistoleta dhe 2 krehrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij tip “Benz” dhe 1 celular. /vizionplus.tv

Read Entire Article