Qendra për fëmijët autik në Tiranë, hapet gara ndërkombëtare për projektin

2 weeks ago 22

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi të veçanta. Kryebashkialku Erion Veliaj ftoi të gjitha kompanitë shqiptare dhe të huaja të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar për projektin e godinës.

“Duam që ndërtesa të jetë vërtet një kryevepër, qoftë edhe në shërbimin e terapisë dhe logopedisë. Për këtë projekt do të kemi një konkurs ndërkombëtar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe konkursin për transformimin e “AquaPark”, për të cilin tha se do jetë një zgjatim i Parkut Olimpik, për t’i dhënë formën e një kampusi.

“Një hapësirë e cila prej 20 vitesh ishte zaptuar nga privatët, dhe ishte kthyer në një parking të madh makinash – për ta shndërruar në një zgjatim të Parkut Olimpik dhe kampus” u shpreh Veliaj.

Deklaratat, kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri nga ekspozita “Të gdhendësh karakter”, e cila mund të vizitohet nga publiku në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), e cila sjell filozofitë e dizajnit, që nga ripërdorimi përshtatës dhe ndërtesat publike inovative deri te zhvillimet e gjera.

Read Entire Article