Qumështi mbulon autostradën, fermerët protesotjnë duke derdhur prodhimin

5 months ago 27
Reklamë

Për herë të parë fermerët nga zona të ndryshme të jugut dhe jo vetëm dolën me traktorë në rrugë duke bllokuar hyrjen e autostradën Lushnjë –Fier për 30 minuta.

Në shenjë proteste blegtorët derdhën qumështin me autobot për të treguar se prodhimi vendas po shkon dëm, sepse tregu po dominohet nga produktet e importit.

Lexo edhe :

Related Posts

Fermerët kërkojnë hetimin e fabrikave të qumështit, të cilat sipas tyre kanë bërë marrëveshje të fshehtë për të ulur çmimin, duke furnizuar kështu fabrikat me qumësht importi.

“Po e derdhim këtu në rruge që ta kuptojnë që ai qumësht i bërë me djersë është gjynah të derdhet në këtë mënyrë.”

“Problematika jonë është me prodhuesit e mëdhenj të qumështit ne duam që djersa jonë të shkojë atje ku duhet, pse mos të zhvillohemi këtu.”

“Çmimi i qumështit caktohet nëpër zyrat e punishteve, askush nuk diskuton me ne që sa mendoni, për kostot që ne kemi, justifikohen me atë që kemi shumë mall stok por nëse kjo është e vërtetë pse duhet të vijnë trajlera pa fund me qumësht nga Hungaria ose Serbia. Ne jemi të pambrojtur, vijnë 10 trjlera 5 doganohen , 5 jo. Qumështi jashtë vjen me kosto më të lirë se i joni.”

“I drejtohem ministrisë së bujqësisë, sepse kemi problem me çmimin e qumështit dhe sidomos atij që vjen nga Hungaria. Vjen pa asnjë kriter dhe na ka ulur në fund .”

Përfaqësuesit e shoqatës së blegtorëve janë shprehur se prej një jave fabrikave të qumshtit në vend nuk iu është shitur produkti.

Sipas tyre tek fermerë te ndryshem qumështi po blihet me 10 deri në 30 lek me pak, ndërkohë që ccmimi me të cilin ata e mbajnë  qumshtin varion nga 70 deri në 80 lek për litër./vizionplus.tv/

Read Entire Article