Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.
Policia raporton se i ndjeri punonte punuar tek Porti në Portoromano, ndërsa dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.