Marrëveshja e Italisë me emigrantët, është një marrëveshje zemre, pa kërkuar asnjë euro në këmbim për të ndihmuar aleatin dhe mikun e madh të Shqipërisë, Italinë, kështu tha kryeministri Edi Rama në konferencë për median krah kryeministres italiane Giorgia Meloni e cila inspektoi qendrën e emigrantëve në Shëngjin dhe punimet e kampit në Gjadër.
Kryeministrja italiane tha se qendra do të hapët zyrtarisht në 1 gusht.
Meloni: Struktura e Gjadrit do të ketë edhe një funksion tjetër aty ku ndalen emigrantët, do ketë një zonë ku do mbahen të burgosur nëse kryejnë vepra penale, dhe siguria do garantohet nga Italia dhe të dy qendrat do jene operative në 1 gusht 2024. Ka patur nga ata që kanë dyshime për kohën e realizmit të këtyre qendrave se na kanë akuzuar sikur po e bënim një qendër si në Guantanamo, por ne duam t’i bëjmë gjërat siç duhet. Qendrat do të presin si fillim një mijë persona dhe maksimumi deri në 3 mijë.
Rama: Jam krenar për Shqipërinë që i duhet t’i shërbejë Italisë. Nëse ne kemi mundësinë për të qenë të dobishëm, një herë, dy, tre, ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta ndihmuar. Në një çast jo vetëm të vështirë për Italinë, por për të gjithë Europën, ne jemi krenarë që po japim ndihmën tonë. Eshtë marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike.
Por i pyetur nga Vision Plus se çdo të ndodhe me ata emigrant të cilët, u refuzohet kërkesa e azilit, Rama tha: Kjo është një marrëveshje dua ta theksoj, e cila jo vetëm nuk ka ndeshur ne refuzim apo kontestim të BE ,ose të ndonjë vendi të BE, po përkundrazi është konsideruar si një përpjekje për tu ndjekur në vijim dhe si një proces për tu vlerësuar hap pas hapi. Kur një emigrant shkel ne Lampedusa shkel në BE jo vetëm në Itali dhe rishpërndarja do thotë që të gjitha vendet marrin barrën e tyre tyre ne menaxhimin e fluksit. Kjo nuk ka funksionuar ndërkohë që kjo qendra këtu bën zhurmë vetem sepse ne nuk jemi në BE, se po vtë ishte kjo qender në BE do ishte normale. Dhe e fundit ne i morëm afganët menjëherë, kur vendet e NATO-s që janë të pasura jo, dhe kur i morëm ishim të vetedisjshëm që jo të gjithë do e kalonin aplikimin , dhe do ishin të pranueshme për SHBA, ky ishte nje risk që e morem përsipër se SHBA mund t’i harrojë premtimet dhe ne nuk i kërkojmë dot llogari, kjo nuk është kritike por konstatim. Kemi rreth 350 njerëz që nuk pranohen atje, keni dëgjuar ju që do vemë kujën ne, jo i mbajmë në hotel dhe i paguajmë ne, sic na kanë mbajtur ne të tjerët.
Ndërkohë si Rama ashtu edhe Meloni kishin një përgjigje për të investigimin e mediave italiane për këtë marrëveshje , që sipas kryeministres italiane ishin një sulm ndaj qeverisë së saj dhe nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare.
Meloni: Po përsëris afërsinë e qeverisë sime me ju per sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë tij, por që ju skeni bërë gjë tjetër veçse na keni ndihmuar, ishte nje fushatë denigruese nga ju, nuk është hera e parë që Rama dhe Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë. Më kujtohet kur në Covid, Shqipëria na ofroi 30 mjekë në Lombardi, gazetat italiane e quajtën përralllë e bukur, por Rama sot quhet kriminel, se shumë ka ndryshuar që kur vijuam bashkëpunimin me qeverinë e re. Doja t’i thoja Ramës, nuk është ai shënjestra , italianët e dinë këtë./vizionplus.tv