Rama: Gjatë javës së parë 70 mijë automjete kanë kaluar nga Tuneli i Llogarasë

3 months ago 48

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale bëri me dije se rreth 70 mijë automjete kanë kaluar nga Tuneli i Llogarasë që prej hapjes së tij më 5 Korrik.

Rama ka postuar pamje nga qarkullimi i automjeteve në tunelin e Llogarasë. Kryeministri gjithashtu tha se Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve në tunel, i cili monitorohet nga kamerat 24/7.

Postimi i plotë:

Tuneli i Llogarasë – Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve që zgjedhin të kalojnë nga Tuneli i Llogarasë, ku të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhërat e udhëzimet përkatëse për të shmangur çdo lloj incidenti. Tuneli monitorohet 24/7 edhe nga njësia e lëvizshme e Trupës së Ndërhyrjes Teknike (Policia, Zjarrfikësja, Urgjenca)

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në total që nga dita e hapjes së tunelit e deri më sot janë regjistruar afro 70 mijë automjete që kanë kaluar nga Tuneli i Llogarasë, duke dëshmuar dukshëm për frekuentimin në masë të kësaj rruge te re që po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik

Read Entire Article