Rama mbledh deputetët në Elbasan, Peleshi për listat e hapura: Mes nesh ka vetëm garë të shëndetshme

2 months ago 25

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, në një deklartë për mediat bëri të ditur se fokusi i diskutimeve të mbledhjes së sotme ishin zgjedhjet e ardhshme dhe zhvillimet e fundit politike brenda kësaj force.

Lidhur me takimin e kryeministrit me deputetët socialist që do të mbahet në Elbasan, Peleshi theksoi se kjo është një mundësi për të diskutuar dhe ndarë ide lidhur me parlamentaret e viti 2025.

“Retreat në Elbasan është një mundësi për të ndarë mendimet, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha ai.

Sa i përket drejtuesve të qarqeve apo emërimeve dhe zëvendësimeve brenda Partisë Socialiste nga kryesocialisti Rama, Peleshi theksoi se brenda PS nuk ka përplasje, por vetëm garë të shëndetshme.

Po ashtu, Peleshi komentoi edhe kërkesën e Ramës që deputetët me më shumë se një mandat do të duhet të jenë në listat e hapura.

“Nuk e quaj përplasje ka një garë të shëndetshme, është njerëzore që cdo deputet të synojë të marrë më shumë mbështetje e vota dhe të listohet sa më lart në listë.  Herën e kaluar ishte një sistem i ngjasëm, drejtuesit politik nuk ishin të parët e listës. E kemi eksperiencën, ishte në garë që rezultoi në maksimizimin e votës. ‘Deputeti që duam’, është një mundësi për të gjithë. Partitë kanë atë konservatorizmin e vet, të bësh karrierë brenda partisë, haset me pengesa, platforma është një mundësi e mirë, të vendoset në listë në bazë të meritës”, shtoi ai.

Këtë të martë, kryeministri Rama mblodhi Grupin Parlamentar të PS, ku në fokus ishte “strategjia” që do të ndiqet për zgjedhjet e ardhshme./vizionplus.tv

Read Entire Article