Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mëngjesin e kësaj të marte drejtuesit politik në qarqe në selinë e PS.
Në fokus të diskutimeve të mbledhjes që do të fillojë që prej orës 09:00, do të jetë rienergjizimi i partisë.
Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.
PS ka vendosur prioritet 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit.
Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.
Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin./vizionplus.tv