Rama mbledh sot qeverinë, nga analiza e punës te strategjitë për zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

2 months ago 27

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë në Dajt, në orën 10:00 për të nisur sesionin e ri politik, pas pushimeve verore.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim.

Ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve pritet të marrin pjesë në mbledhje, e cila do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Kjo mbledhje konsiderohet si një hap i rëndësishëm për të paraqitur strategjitë dhe prioritetet në vijim. Takimi që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Ndër të tjera, në mbledhje do të diskutohen edhe sfidat e kaluara, por edhe strategjitë e Partisë Socialiste për vitin e ardhshëm, kur do të mbahen edhe zgjedhjet qendrore.

Veç analizës së Progresit dhe Strategjive, në mbledhje pritet që të bëhet edhe plani për vitin zgjedhor.

Ndërkohë, javën e ardhshme më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së. /vizionplus.tv

Read Entire Article