Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, në nisje të vitit shkollor ndodheshin në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, një prej 25 shkollave të reja të ndërtuara në mbarë vendin.
Rama shprehet se Babë Dudë Karbunara është një shkollë simbol për qytetin dhe se hap dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit të Shqipërisë 2030.
Rama: Kam të drejtë kur përpiqem të argumentoj me ministrat se ne kemi shumë mësues edhe mësuese në pension të cilët mund t’i ftojmë që të angazhohen në një orar të reduktuar nën një përkujdesje të veçantë që ka të bëjë me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve së arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemit dual që ne po thellojmë. Ne jemi duke punuar intensivisht mbi të dhënat kuptimplota që na mundësojnë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje ekonomike gjithëpërfshirëse, në mënyrë që edhe pensionistët të fillojnë të ndjejnë ata që është e ndjeshme në buxhetin familjar të mësueve që sot e kanë pagën mesatare 950. Një pagë e cila krijon premisat për të kërkuar më shumë nga vetja mësuesit.
Kryeministri Rama gjithashtu u ndal edhe te sfidat me të cilat përballet sot arsimi. Sipas tij gjuha shqipe po kërcënohet nga komunikmiet e shpejta me fjalë të shkurtra, kryesisht në rrjetet sociale. Gjithashtu braktisja e librit dhe shkrimit me dorë, sipas Ramës janë sfida, të cilat kërkojnë vëmendje të veçantë.
Rama: Gjuha shqipe sot kërcënohet nga armiqësia e atyre komunikimeve të shpejta me komunikime të pafundme dhe braktisja e lëximit të librit dhe të shkruarit me dorë. Këto janë sfida të të gjithëve, por edhe për këtë sfidë ne po përpiqemi të bëjmë më shumë.
/vizionplus.tv