Rama në Pragë: Ballkani Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por bashkim

2 months ago 35

Teksa ndodhet në Pragë, aty ku po mbahet forumi GLOBSEC 2024, kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka marrë pjesë në një panel diskutimi me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb

Gjatë panelit me temën “E ardhmja e Europës. Çfarë na pret?”, Edi Rama, në fjalën e tij tha se Ballkani Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por bashkim për të vepruar si aleatë së bashku.

Ai theksoi se Shqipëria është e dashuruar me Evropën dhe nuk e pranon “JO-në” si përgjigje

“Ne jemi evropianë. Kam një qasje paksa ndryshe nga ajo e Aleksandrit për atë që ishte promovuesi më i madh i zgjerimit gjatë dy viteve të fundit, nuk ka qenë Emmanueli por Vladimiri. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën  që të mos e merrte më të mirqenë që Ballkani Perëndimor është aty. Mjafton të thua që një ditë horizonti blu është i juaji, por për momentin duhet të bëni ca gjëra të tjera dhe duhet të kuptoni se është e bazuar në meritë.

Por a është e bazuar në të vërtetë në meritë, nuk jam i sigurt. Nga ana tjetër zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina është zgjerim, Ballkani Perëndimor nuk është zgjerim, praktikisht bashkim, shërben për të kuptuar se nuk ka kuptim që diçka këtu brenda të shkëputet nga organizmi se pastaj mund të bëhet burim infeksioni shumë të madh. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, në jemi evropianë, në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Evropën dhe nuk pranojmë jo për përgjigje. Ne do të jemi me BE deri në fund, ashtu sic ishim me Stalinin, edhe kur rusët vendosën që të lanin duart me Stalinin.

Ne do të jemi me BE, edhe kur të zhduket dhe do të ftojmë të gjithë që rinisin nga Shqipëria dhe të rindërtojmë një tjetër BE. Dua të them se jemi besnik.. Nuk ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndryshojë mendjen por nuk është e njëjta gjë në rajon. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë. Para se të jetë vonë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes.

Nga ana tjetër, mund të ndodhë dhe më shpejt se problemi më i madh është të bindësh opinionin publik në të gjithë Evropën që ne po pranojmë shqiptarët dhe kjo nuk është e lehtë, është më e lehtë tani. Por nuk nënkupton se do të vazhdojë të jetë kështu pas disa vitesh sepse gjërat mund të ndryshojnë prapë. Të krijohen kushtet që pjesëtarët e Ballkani Perëndimor të jetë më i integruar politikisht në Evropë pa qenë anëtare. Të kemi së bashku mbledhje të ministrave, pa pasur pjesë BP. Besoj se mund të bëhet shumë më tepër. Mendoj se koha është e favorshme”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article