Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij në Asamblenë e PS bëri të ditur edhe emrat që do të drejtojnë çdo qark në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Drejtuesi politik i Tiranës për PS do të jenë Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj.
Ndërkohë, Belinda Balluku nuk do të jetë më në Dibër, por Fier. Ndërkohë, në Dibër do të jetë drejtues politik i PS, Blendi Gonxhe.
Nga ana tjetër, Taulant Balla do të jetë drejtues sa i përket votës së diasporës.
Drejtuesit për çdo qark:
Tiranë – Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu dhe Erion Veliaj
Durrës -Emirjana Sako
Shkodër – Benet Beci
Lezhë – Ulsi Manja
Kukës – Pandeli Majko
Elbasan – Arbian Mazniku
Fier – Belinda Balluku
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Berat – Ervin Demo
Vlorë – Bledi Çuçi
Dibër – Blendi Gonxhe