Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, 30 mijë policë në gatishmëri

4 months ago 23

30,000 policë janë vënë në gatishmëri në të gjithë Francën për raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve parlamentare, për të siguruar që nuk do të ndodhë asnjë incident, njoftoi Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

Prej tyre, vetëm 5000 do të vendosen në Paris.

Vendimi u mor pasi dy kandidatë raportuan se ishin sulmuar gjatë fushatës zgjedhore.

Balotazhi i së dielës do të përcaktojë nëse Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen do të sigurojë një shumicë në parlament për herë të parë në historinë e tij dhe do të formojë qeverinë e ardhshme të ekonomisë së dytë më të madhe të eurozonës.

Fushata zgjedhore është dëmtuar nga tensione politike si dhe incidente sporadike dhune dhe zëdhënësja e qeverisë Prisca Teveno tha se ajo dhe stafi i saj u sulmuan pasditen e djeshme nga një grup i vogël të rinjsh teksa vendosnin postera të fushatës.

Edhe pse ajo nuk u plagos, ndihmësi i saj dhe një aktivist i partisë u plagosën në sulmin nga një grup prej rreth 10 të rinjsh të paidentifikuar që po grisnin posterët e fushatës së tyre, tha Thevenot për gazetën Le Parisien.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen tha se katër të dyshuar ishin arrestuar në lidhje me sulmin ndaj stafit të Thevenot. /vizionplus.tv

Read Entire Article