Regata “Brindisi-Vlorë” mbylli siparin për të tretin vit në Marina Orikum, Caca: Thyem rekord, 51 varka pjesëmarrëse

4 months ago 27

Të ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, organizatori i eventit spektakolar turistik në Marinën e Orikumit Eno Caca dhe i apasionuari pas velave Ermal Krutani, ndanë më shumë detaje nga aktiviteti dhe festa fantastike. Eventi spektakolar turistik, ai i Regatës së Salentons në Marinën e Orikumit, kulmoi mbrëmjen e së shtunës me ndarjen e çmimeve për fituesit.

Caca tha se në edicionin e tij të 13-të dhe në të tretin vit radhazi në Marinën Orikum, në garë  morën pjesë një numër rekord garuesish,51 anije  të cilët për disa orë përshkruan Kanalin e Otrantos, për të mbërritur në gjirin e Vlorës. Organizatori gjithashtu tha se po punojnë për të hapur një Regates 100% shqiptare.

Nga ana tjetër, i apasionuari pas varkave Ermali tregoi me detaje eksperiencën e tij gjatë sportit ujor.

“Tek Marina Orikum takohen dy detet. Këtu gjejnë dhe këtë gji të mrekullueshëm të Vlorës. Çdo vit realizojmë investime për të dhënë një impakt cilësor gjatë muajve të verës, por pse jo dhe të dimrit. Kishim rekord këtë vit, jemi surprizuar, 51 varka ,me vela quhet si champions Leage. Ishte viti i tretë që po e organizonim, por kur na thanë që janë 51 varka, kishim pak vështirësi. Koha ishte pak me shi dhe në kthim pati një erë. Kemi arritur të realizojmë standard të jashtëzakonshëm. Kemi bërë hotelin e parë me pesë yje. Zoti Dulaku gjatë ceremonisë së vitit të kaluar hodhi iden të realizuar një Regates 100% shqiptare dhe ne jemi duke punuar për këtë. Këtë do e realizojmë se e kemi detyrë shtëpie.Infrastruktura ka ndryshuar. Nuk mund ta imagjinosh kur Marina e orikumit të jetë i mbaruar si projekt”, tha organizatori Eno Caca.

Ermal Krutani veç emocioneve dhe detajeve nga aktiviteti, ndau dhe një bisedë me një turist me përshtypjet e tij për Marina Orikum.

“Falenderoj gjithë stafin, televizionet që i japin zë këtyre sporteve, zotin Dulaku. Këtë vit ka qenë emocion më vete se kemi qenë vetëm një varke shqiptare. Na nderoi dhe kryeministri me pjesëmarrjen e tij. Jemi nisur herët në 8 të mëngjesit dhe vijën e finishit e kemi kalur në 10:50 në darkë. Unë jam i aposionuar pas anijeve. Një turist më tha që Marina Orikum i kishte lënë më shumë përshtypje. Ai më tha një fakt, Marina e Orikumit ka ujin më të pastër që vjen edhe për tu pirë. Ai kishte një aparaturë që shihte ujin”, tha Ermal Krutani./vizionplus.tv

Read Entire Article