Rënia e numrit të nxënësve, Berisha: Sirenë alarmi, po zhduket e ardhmja e vendit

2 months ago 23

Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi rënien e numrit të nxënësve në shkolla, duke thënë se kjo është një sirenë alarmi.

Lideri i opozitës iu bëri thirrje mësuesve të japin kontributin e tyre për moslargimin e nxënësve dhe mbylljen e shkollave.

“Beteja jonë është historike, për të ardhmen tonë, për fëmijët, për mësuesit shqiptarë, meritojnë dinjitetin që iu takon, meritojnë trajtimin dinjitoz. Ndaj dhe sot zotohem se njëlloj si dikur që ishin mësuesit më të paguar të rajonit PD do të bëjë përsëri që ata të jenë mësuesit më të paguar të rajonit.

PD do të shndërrojë profesionin e mësuesit në profesionin më të respektuar.

I ftoj të gjithë mësuesit e vendit: jepni kontributin tuaj se para syve tuaj me një shpejtësi të rrufshme po mbyllen shkollat që ju keni dhënë kontributet më të mëdha.

Para syve tuaj po zhduken më të çmuarit, po zhduken fëmijët dhe sëbashku me ta e ardhmja e këtij vendi.

Sirena e alarmit po ushton në 4 anët e vendit. Kjo sirenë fton shqiptarët ta shpëtojnë nga kthetra e kësaj diktature e bazuar te droga, vjedhja”, tha Berisha./vizionplus.tv

Read Entire Article