Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të jenë prezente.
Herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe zonat jugperëndimore, duke sjellë probleme me përmbytje lokale në disa qytete të Ultësirës Perëndimore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave duke i zhvendosur ato drejt zonave malore përgjatë shtrirjes lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi verior. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 4 -5 ballë./vizionplus.tv