Greqia prej ditësh është e përfshirë nga moti i keq.
Pothuajse në të gjithë vendin janë evidentuar probleme të përmbytjes së rrugëve. Si pasojë e motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërsa është shkaktuar kaos në infrastrukturë për shkak edhe të bllokimit të semaforëve.
Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka nxjerrë rekomandime për qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, duke siguruar marrjen e masave vetëmbrojtëse ndaj rreziqeve që vijnë nga dukuritë e rënda të motit.
Sipas parashikimit të Thodoris Kolydas, të shtunën në orët e para të paradites deri në pasdite priten reshje të reja të dendura në Atikë, të cilat parashikohet të shpërthejnë në dy valë. /vizionplus.tv