Agai i plotësoi dëshirën Robertit, duke i sjellë tablo dhe disa penela.
Ditën e sotme, fermeri e kaloi në Arenë, ku ka pikturuar. Ai i tregoi Baby G konceptin e pikturës që po realizonte si dhe ngjyrat e përdorura.
“Sot e fillova si pikturë! Më pëlqejnë ngjyrat pastel, ngjyrat e ngrohta, të venitura pak, jo ngjyrat e forta”, i tha Roberti-Baby G.
“Këtë do e bëj sikur është në skenë teatrale. Është një tendencë e imja shumë origjinale se nuk ka piktor tjetër shqiptarë që e vendos një pikturë teatralisht. Unë duke pasur eksperiencë si këngëtar në skenë, gjithë jetën, bëja piktura dhe vendosja perde anash. Kur isha në Greqi 4 vite çdo tablo që bëja u shit. Gjithë tablot e mija ju sheh ndonjë gjë anës sepse e ndërtoj si teatër”, shtoi Roberti.
Nga ana tjetër, Çiljeta i dha sugjerimin e veçantë fermerit, ku mes batutash i thotë që vajzës në pikturë t’i bëjë një nishan, kjo që t’i ngjasojë këngëtares.
“Bëj një nishan sipër buzës, të ngjaj sikur jam unë”, i thotë Çiljeta. /vizionplus.tv