Një tjetër ngjarje me protagonistë shqiptarët ka ndodhur në Greqi. Një 36-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia greke pas akuzave për dhunë në familje.
Mediat helene raportojnë se 36-vjeçari shqiptar abuzoi me gruan e tij duke e rrahur fillimisht dhe më pas e detyroi të kryenin marrdhënie seksuale nën kërcënimin e dhunës.
36-vjeçari shqiptar ka qenë në gjendje të dehur kur ka shkuar në banesë, ku fillimisht ka ushtruar dhunë mbi fëmijët e tij të mitur të moshës 9 dhe 6-vjeç.