Rrëfimi rrëqethës! U largua drejt Italisë me gomone, këngëtari i njohur shqiptar kujton tragjedinë e të riut që humbi jetën

4 months ago 27

Këngëtari i njohur Ilir Laçi jeton prej vitesh në Xhenova të Italisë ku ka ndërtuar jetën, ka krijuar familje dhe njëkohësisht vazhdon aktivitetin muzikor duke sjellë gjithnjë këngë të reja. Projekti i tij më i fundit, “Mërgimtari” i dedikohet mallit ndaj nënës dhe atdheut.

Ai shprehet në “Rudina” në Tv Klan se emigrimi është një dramë e madhe që mbart dhimbjen e saj. Iliri kujton largimin drejt Italisë me gomone ku pa edhe humbjen e jetës së një të riu në thellësitë e detit.

Ilir Laçi: Unë po të tregoj periudhën fillestare të emigrimit, e evitoj gjithmonë ta tregoj, them lëre.

Rudina Magjistari: Ka qenë e vështirë?

Ilir Laçi: Po është tjetërsim i njeriut.

Rudina Magjistari: Me çfarë ke shkuar ti në Itali në ato vite? Shqiptarët në atë kohë kanë zgjedhur forma të ndryshme për të shkuar atje.

Ilir Laçi: Formën më të keqe. 25 nëntor, mbaj mend edhe datën, me një gomone nga Vlora. Kemi pasur një tragjedi të fuqishme, e kujtoj gjithmonë atë djalin që nuk është më. Mbaj mend një vajzë që nuk notonte dot dhe mbaj mend shumë mirë a kem marrë në shpinë, por nuk kam asnjë lidhje. Bregdeti në Puglia, fundi është shumë i keq dhe në mënyrë krejt tragjike, ai 300 metra në ujë sikur e shkarkoi atë ngarkesën që ishim ne. Ia dolëm sepse unë dhe shokët e mi jemi të gjithë të rritur në bregdet, nuk ishte problem për të dalë. Por 25 nëntor nuk është 25 gusht.

Read Entire Article