Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit të inerteve, Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e fëmijëve të Rruzhdi Hoxhës

4 months ago 36

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e fëmijëve të biznesmenit të rrëmbyer e më pas të vrarë, Rruzhdi Hoxha, për ashpërsim të dënimit të autorit.

Gjykata caktoi dënimin me 15 vite burg të autorin Fredi Rrushi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u vendos 10 vite burg.

Por ky dënim sipas fëmijëve të biznesmenit të ekzekutuar nuk mjafton, ndaj çështja është apeluar. Megjithatë, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tyre.

Rruzhdi Hoxha u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Read Entire Article