Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, vdesin anëtarët e ekuipazhit

2 months ago 26

Një helikopter ushtarak rus Mi-28 u rrëzua në rajonin Kaluga të Rusisë jugperëndimore dhe ekuipazhi i tij u vra, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

“Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin e Kaluga në një zonë të pabanuar. Ekuipazhi i tij ka vdekur”, u tha në agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.“Nuk ka pasur fatkeqësi në terren”.

Të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i katastrofës ishte një problem teknik, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Një grup hetimor po punon në vendngjarje, shtoi agjencia./vizionplus.tv

Read Entire Article