Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat, Bardhi: Rama ka përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit

5 months ago 14

Kreu i grupit parlamentar democrat, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pasi u refuzua kërkesa për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e investigimit të RAI3.

Bardhi tha se kryeparlamentarja Lindita Nikolla shkeli Kushtetutën, teksa tha se Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar.

“Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Argumenti i 2 që më ka dhënë Nikolla më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit.

2 argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Arrazi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, nisi ta testojë në Durrës, e çoi më tej në të gjithë Shqipërinë. Në vend të luftojë krimin, e të japë informacione për SPAK, tenton të marrë informacion brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article