Rriten tensionet në gadishull, 1.4 milionë të rinj i bashkohen forcave të armatosura të Koresë së Veriut

1 day ago 19

Rreth 1.4 milionë të rinj janë regjistruar ose janë ribashkuar me forcat e armatosura të Koresë së Veriut këtë javë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).

Të rinjtë janë të vendosur të bëjnë një “luftë të shenjtë për të shkatërruar armikun me armët e revolucionit”, thuhet në botimin përkatës.

Përforcimi i forcave të armatosura të Koresë së Veriut me këtë numër të madh të rekrutëve të rinj në harkun e vetëm dy ditëve u njoftua pasi tensionet në gadishullin Korean janë përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme.

Vitin e kaluar, KCNA raportoi një mobilizim në shkallë të ngjashme të vullnetarëve që iu bashkuan forcave të armatosura të Koresë së Veriut për të luftuar kundër SHBA.

Koreja e Veriut shpërtheu pjesë të rrjetit rrugor dhe hekurudhor në zonat kufitare të martën dhe ushtria e Koresë së Jugut u përgjigj me të shtëna paralajmëruese.

Pheniani ka akuzuar Seulin për dërgimin e dronëve për të hedhur fletëpalosje propagandistike në tokën e tij.

“Nëse shpërthen lufta, Koreja e Jugut do të fshihet nga harta. Për sa kohë që ajo dëshiron luftë, ne jemi të gatshëm t’i japim fund ekzistencës së saj”, nënvizon KCNA./vizionplus.tv

Read Entire Article