Rusia nis stërvitjen bërthamore, armët taktike atomike vendosen në kufi me Ukrainën

3 months ago 26
Reklamë

Ashtu siç kishte paralajmëruar disa javë më parë presidenti Vladimir Putin, Rusia ka nisur stërvitjen bërthamore pranë kufirit me Ukrainën.

Forcat ruse kanë nisur përdorimin e armëve taktike në përgjigje të asaj që Moska e ka konsideruar si kërcënim nga vendet perëndimore për përfshirje më të madhe në konflikt.

Ministria ruse e mbrojtjes publikoi pamjet ku shfaqeshin kamionë që transportonin raketa në një fushë të gjerë ku janë përgatitur sistemet e lëshimit.

Stërvitja po zhvillohet në një rrethinë jugore të Rusisë e cila kufizohet me Ukrainën dhe përfshin edhe pjesë territori që po pushtohen.

Ministria sqaroi se në fazën e parë të stërvitjes do të provohet ngarkimi i mjeteve lëshues, zgjedhja e objektivave ku do të lëshohen dhe pajisjet e avionëve me raketa hipersonike.

Ndryshe nga armët strategjike, të cilat kanë qenë subjekt i marrëveshjeve të kontrollit të armëve midis Rusisë dhe SHBA-së, armët taktike nuk janë kufizuar kurrë nga ndonjë pakt i tillë dhe Kremlini nuk ka dhënë kurrë detaje rreth tyre.

Kërcënimet e Putin për përdorimin e armëve bërthamore janë përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit pasi presidenti francez Emnauel Macron paralajmëroi futjen e trupave europiane në fushë betejën e Ukrainës. /vizionplus.tv

Read Entire Article