Sulmet ruse kanë shënuar një tjetër katastrofë në Ukrainë, bilanci i të cilës është deri në këto momente 41 viktima si dhe të paktën 180 të plagosur.
Ky bilanc vjen si pasojë e sulmit rus me dy raketa balistike në Poltava, në lindje të vendit.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai njoftoi se raketat sulmuan një institucioni arsimor dhe një spital në zonë.
“Ne kemi marrë raporte paraprake për sulmin rus në Poltava. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, dy raketa balistike goditën tokën e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë. Një nga godinat e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht. Njerëzit u varrosën nën rrënoja. Shumë u shpëtuan. Më shumë se 180 persona u plagosën. Fatkeqësisht, aktualisht janë 41 të vdekur. Ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe miqtë”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky njoftoi se kishte urdhëruar një hetim të plotë dhe të menjëhershëm për të gjitha rrethanat e incidentit./vizionplus.tv