Nga Shëngjini ku po zhvillon një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se investigimi i medies italiane “Rai 3” ka për qëllim përbaltjen e qeverisë italiane dhe jo të sulmojë qeverinë shqiptare. Kryeministrja italiane shtoi se nuk do të rrezikojnë miqësinë me vendet partnere dhe do të jenë më të vëmendshëm për marrëveshjet që do të firmosin në të ardhmen.
Meloni: Arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria dhe populli shqiptar. Janë qëndrime të ligjshme dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane dhe që luajnë edhe në këndvështrimin e tyre duke shpalosur gjithë qëndrimin e tyre. Mendoj që duhet vlerëuar fakti që për të goditur qeverinë italiane goditet edhe sulmohet edhe një partner ndërkombëtar. Pavarësisht suksesit ose jo të marrëveshjes e gjitha kjo është pjesë e përbaltjes që i bëhet qeverisë italiane. Këtu rrezikojm t’i shkaktojmë dëm të gjithë vendit. Premtoj që në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj të gjitha propozimeve dhe marrëveshjeve që realizojmë. Nuk mund të vëmë në rrezik marrëdhëniet e miqësisë me vendet e tjera.
/vizionplus.tv