Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një postimi tha se në samitin e NATO-s do të luftojë për vendime të forta për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit të tij, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për më shumë avionë luftarakë F-16.
“Ne po luftojmë për garanci shtesë sigurie për Ukrainën dhe këto (garanci) janë armë dhe financime, mbështetje politike”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij “X”.