Pjesëmarrësit në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE, kanë bërë dhe foton familjare, siç e përcakton edhe protokolli.
Të pranishmit, presidentë e kryeministra, por dhe përfaqësues institucionesh të rëndësishme rajonale dhe europiane, kanë bërë foton dhe më pas janë futur në samit për të vijuar diskutimet e tyre.
Samiti po mbahet, ashtu si dje, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Pas fotos familjare, në orën 12:30 është përcaktuar edhe një konferencë për shtyp./vizionplus.tv