Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në rrugën Tepelenë-Memaliaj, ku humbën jetën katër persona dhe mbetën të plagosur disa të tjerë.
Në aksdientin fatal u përfshinë tre automjete, një makinë tip “Toyota Yaris”, “BMW” dhe “Benz”.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se dy të plagosurit Lavdie dhe Jani Meta, të cilët janë të shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, kishin lidhje krushqie me dy viktimat Lavdosh dhe Lefteri Begaj.
Djali i çiftit Meta ishte martuar me një prej vajzave te çiftit Begaj. Ndërkohë mësohet se 90 vjeçarja Afërdita Meta, e cila vdiq, ishte e ëma e te plagosurit rëndë Jani Meta.
Të dy familjet ishin duke shkuar për të darkuar në restorant “SAJMOLA” afër fshatit Peshtan, raporton Vizion Plus.
Krushqit do të darkonin për të festuar sepse ishin bërë gjyshër nga fëmijët e tyre, pasi mësohet se kishte lindur nusja e shtëpisë, praktikisht e bija e Lavdosh dhe Lefteri Begajt.
Tre viktimat burrë e grua Lavdosh dhe Leftri Begaj, 90 vjeçarja Afërdita Metaj dhe dy të plagosurit rëndë Jani dhe Lavdie Metaj ndodheshin të gjithë në makinën “Toyota Yiaris”.
Ndërkohë viktima e katërt është shoferi i “Benzit” që shkaktoi edhe aksidentin tragjik, Riza Rrapaj. Edhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.
Aksidenti ndodhi në “bypassin” e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qyteti, që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Në një moment për shkak të lagështirës në rrugë, por edhe shpejtësisë së lartë, Riza Rrapaj ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur me automjetin “Toyota yaris” që drejtohej nga Lavdosh Begaj dhe një “BMV” që ishte pas, ku udhëtonte drejtori i ARRSH Gjirokastër Andi Shkurta me bashkëshorten dhe shoferin e tij.
Përplasja e automjeteve ishte aq e fortë sa që pjesa e përparme e “Benzit” u shkatërrua totalisht, ndërsa automjeti “Toyota yaris” u shtyp i gjithi duke mbetur mes dy automjeteve./vizionplus.tv/