Seks, drogë, alkool/ Shpërthen skandali në Rusi! Organizohen festa në lokalin ku organizoheshin funeralet e ushtarëve të rënë dëshmor

8 months ago 22

Një skandal ka shpërthyer sërish në Rusi, ku një klub oficerësh rusë që përdoret për funeralet e ushtarakëve të rangut të lartë, është përdorur edhe për festa të shthurura me seks, drogë dhe alkool.

Shtëpia Qendrore e Oficerëve të Qarkut Ushtarak në Yekaterinburg pret funeralet e oficerëve të rangut të lartë të vrarë gjatë luftës së Vladimir Putin kundër Ukrainës.

Por pamjet e zbuluara së fundmi duket se tregojnë se objekti përdoret gjithashtu për festa nga i ashtuquajturi grupi Blue Velvet, i cili ka më shumë se 300 anëtarë.

Videoja tregon një festë seksi në objektin ushtarak, me të pranishmit që dyshohet se kanë veshur të brendshme transparente nën efektin e alkooli dhe drogës. Pamjet bardh e zi tregojnë një numër grash të veshura vetëm me të brendshme dhe një maskë që mbulon të gjithë kokën e tyre. Disave iu lidhën sytë ose u lidhën duart.

Videoja tregon disa pjesëmarrës të veshur me parzmore lëkure, ndërsa një tjetër u fshikullua ndërsa ishte mbështetur mbi një parmakë. Një burim tha: Ata filmojnë të gjitha festat e tyre dhe i postojnë në kanalet e tyre private të mediave sociale. Thelbi i grupit është të mblidhen, të zhvishen, të pinë dhe të kërcejnë.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të qytetit ka marrë ankesa pas një “feste erotike” në bibliotekën e Shtëpisë së Oficerëve, ku biletat kushtojnë midis 5-10 £.

Georgy Podkorytov, nënkryetari i Dhomës së Oficerëve, u detyrua të japë dorëheqjen për festat, duke thënë: Jam i mërzitur që Dhoma e Oficerëve është përfshirë në skandal dhe ata po hedhin baltë mbi ne. Edhe unë kam qenë i përfshirë në këtë skandal.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme mbajtjen e ngjarjeve të tilla në Shtëpinë e Oficerëve”, tha aktivistja pro luftës Ekaterina Ipatova, koordinatore e projektit të Kompanisë Vullnetare.

“Këtu u thonë lamtumirë ushtarëve që vdiqën në operacionin special ushtarak, në luftënnë Ukrainë. Ka klube nate për festa, por mbajtja e tyre në shtëpinë e oficerëve është blasfemi.”

Ndër funeralet e oficerëve të rënë rusë të mbajtur në vendndodhjen në Yekaterinburg ishte ai i korrespondentit të shquar të luftës nga media shtetërore e propagandës ruse, Rostislav Zhuravlyov, 34 vjeç.

Këtu u mbajt edhe ceremonia e varrimit të togerit të lartë Denis Yefanov, një trajner volejbolli që shkoi të luftonte për Putinin, si dhe lamtumira e majorit Rishat Izatullin.

Top Channel

Read Entire Article