Sekuestrohet Ferrari luksoz me vlerë 250 mijë euro në Prishtinë, zbardhet arsyeja

4 months ago 32

Një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut rreth 250 mijë euro është sekuestrar këtë të enjte nga autoritetet në Kosovë.

Mjeti është gjetur në periferi të Prishtinës dhe sipas mediave përdoruesi ishte shtetas i Kosovës.

Në bazë të ligjit, makina të regjistruara jashtë vendit, lejohen për përdorim të përkohshëm në Kosovë. Për personat që vijnë për pushime në këtë shtet. Ndërsa qytetarët që jaën rezidentë, nuk u lejohet përdorimi i mjeteve që janë regjistruar jashtë shtetit të Kosovës.

Sekuestrimi i mjetit luksoz është bërë nga oficerët e Doganës, të cilët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i përmbahen detyrimeve ligjore për mos posedim të automjeteve pa paguar detyrimet doganore./vizionplus.tv

Read Entire Article