Serbia kap spunin e shqiptarëve, bashkëpunonte me SHISH që prej vitit 2022

8 months ago 28
Reklamë

Agjencia serbe e informacionit dhe sigurisë ka arrestuar një shtetas serb i cili dyshohet se bashkëpunonte me agjencinë shqiptare SHISh dhe atë të Kosovës.

Shtetasi serb, R.D që u arrestua në afërsi të Rashkës ishte me profesion inxhinier kompjuterik dhe dyshohet se spiunonte për agjencitë shqiptare që prej vitit 2022.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat pranë qeverisë në Beograd të cilat publikuan dhe pamje nga sendet e sekuestruara ndërsa u konfirmua edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç i cili edhe pse nuk dha detaje tha se numri i agjentëve të huaj në vend është rritur.

“Unë kam marrë një raport më të gjerë, kjo është çështje që i takon Agjencisë së informacionit dhe sigurisë. Por nuk ka dyshim se ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të integjencës së huaj është shtuar, për arsye të kuptueshme.”, tha Vuçiç

Deklaratat, Vuçiç i bëri gjatë vizitës në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë nga ku akuzoi perëndimin se po synojnë fshirjen e çdo gjurmë serbe nga territori i Kosovës me armatosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë na lënë të kuptojmë pa mëdyshje se shkatërrimi i popullit serb është i qartë dhe mesazhi është se nuk ka vend për serbët”, shtoi presidenti serb.

Lideri serb shprehu pakënaqësinë pak pasi qeveria në Prishtinë njoftoi se do të marrë raketat anti-tank Javelin nga SHBA dhe se do të pajisë të gjithë punonjësit e policisë me armë të gjata.

Sipas Vuçiç këto veprime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, e për këtë arsye ai tha se është e nevojshme që edhe Serbia të forcojë ushtrinë e saj.

Ne duhet të kemi një ushtri të fortë, sepse pa të nuk mund të ekzistojmë si shtet i vërtetë.”, deklaroi ai.

Presidenti serb njkoftoi gjithashtu se shtetu do të shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim.

Read Entire Article