Serbia, tjetër provokim në kufi, policia e Kosovës publikon pamje të automjetit të xhandarmërisë

2 days ago 22

Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën për menaxhimin e integruar të kufirit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia e Kosovës duke publikuar pamjet nga vija kufitare e Merdarës, ku është parë një automjet me targa serbe, i dyshuar i xhandarmërisë. Sipas policisë së Kosovës në automjet ndodheshin katër persona, pjesëtarë të xhandarmërisë.

Në njoftim thuhet se këto veprime kanë për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror.

 “Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi”, tha policia e Kosovës.

Ky është denoncimi i dytë brenda javës për veprime provokuese nga ana e Serbisë. Pak ditë më parë kryeministri Kurti publikoi pamjet ku automjete dhe forca të ushtrisë serbe u panë fare pranë vijës ndarëse mes dy shteteve në komunën e Kamenicës.

Në përgjigje të denoncimit të kryeministrit, Serbia tha se forcat e ushtrisë ndodheshin pranë vijës kufitare për të penguar kontrabandimin e një ngarkese me dru. /vizionplus.tv

Read Entire Article