Sezoni i ri në Vizion Plus, informacion, argëtim dhe spektakël. Surprizat që priten në ekran 

2 months ago 58

Sezoni i ri në Vizion Plus fillon nga kjo e hënë, duke rikthyer në ekran të gjithë programet e ditës dhe mbrëmjes me ofertën me te balancuar gjeneraliste që karakterizon programacionin e këtij televizioni.

Dita nis me “7 pa 5” me Alma Çelajn, Syrjan Rahovën dhe bashkëpunëtoret e tyre.  Informacion i ndërthurur me biseda shoqërore në studio, si dhe argëtim i përshtatshëm për mëngjeset e shpejta por edhe ato te gjata deri ne 9:30.

Pasditja juaj rigjen bashkudhëtarin e saj. “Vizioni i pasdites” rikthehet nga e hëna në të enjte në orën 17.50, për të plotësuar ditët tuaja. Nën drejtimin e moderatores Brikena Prifti në një transmetim live, pasditja e shqiptarëve do të jetë e mbushur me tematika sociale, ngjarje mbi aktualitetin, teksa premton te sjelle histori e personazhe që mbizotërojnë si në botën reale ashtu edhe në atë të rrjeteve sociale, histori njerëzore, reportazhe në terren etj.

Në mbrëmje faktet dhe ngjarjet parakalojnë ne tryezën satirike të “Fake Off.” Mes fragmenteve nga lajmet e ditës të shoqëruara me komente e batuta çdo darkë bëhet me argëtuese nën shoqërinë e Gonit dhe Xhefrit.

Por ekrani i surprizave, Vizion Plus këtë sezon vjen edhe me risi. “Albania’s Got Talent” do të nisë rrugëtimin e tij për të zbuluar talentet e paekspozuara më parë. Një patente rekordesh ndërkombëtare që do të vijë në ekranin e Vizion Plus në mesin e muajit Tetor  duke e vendosur këtë spektakël në majën e me te kërkuarve jo vetëm para ekranit por edhe ne rrjet. Albania’s Got Talent ka filluar audicionet në të gjithë vendin, nën moton: Shqipëria ka talanet!

Edhe në këtë fillim sezoni nuk do të lër pa sjell në fokus  zhvillimet më pikante të politikës, veçanërisht përpara një viti elektoral. Quo Vadis me Pranvera Borakajn do të jetë arena e debateve të mbrëmjes e do të vijojë të mbetet në koherencë nga kjo e enjte në orën 21.00.

Fundjava, ajo që bën bashkë të gjithë familjen do t’ju mbaj të lidhur me ekranin e vizion plus. “Living Room” ndryshe nga sezoni i kaluar do te vije me një takim të dyfishte duke nisur të premten në 17:50 për të vijuar drejt të shtunës  në të njëjtën orë. Salloni i jetës së mirë, artit dhe stilit me Brunilda Lahen do të mirëpresë të tjera histori, sekrete e personazhe që rrëfejnë përmes stilit të tyre të jetesës.

Vizion Plus ka menduar për të gjithë kategoritë, Ketë sezon televiziv sporti behet edhe me i pranishëm. Të mërkurave ndeshjet e “Champion League” shoqërohen me komente dhe analiza në studio. Ndërsa të dielën në “Studio Sport” me Vilma Mashën do të diskutohet gjithçka rreth futbollit, duke nisur prej orës 22:00.

Hapësira pas edicionit qendror të lajmeve, ditën e diel i takon zhvillimeve ekonomike. Gazetarja Rajmonda Lajthia do të na shoqërojë me emisionin e saj “E-zone” nga data 8 shtator, në orën 19:35. “Çdo gjë nis dhe përfundon me ekonominë”, me këtë moto ky program do të sjellë zërin e qytetarëve bizneseve dhe ekspertëve lidhur me zhvillimet ekonomike në vend.

E shtuna e humorit dhe argëtimit vjen me një format të ri, “Papare night” nga ikona e humorit Agron Llakaj.

Por të qeshurat nuk do të kursehen as të dielën. Albano Bogdo, pas daljes nga “Ferma Vip” do të shfaqet me një format të ri qe ndërthur  humorin të shoqëruar me komente mbi situata të aktualitetin, për të mbyllur më së miri javën.

Publikut besnik te serialeve nuk do t’u mungojnë episodet e reja të  serialit kampion rekordesh të orës 20:00, “I Paepuri” dhe finalja e serialit të orës 17:00 “Dashuri e Hidhur.”

Sezoni i ri në Vizion Plus balancon  informimin  me argëtimin, duke  ndërthurur  pasionet dhe vlerat e krijimit televiziv sipas mënyrave gjithnjë e në zhvillim të konsumit mediatik te publikut te çdo  moshe.

Sezoni i ri sapo ka nisur dhe premton surpriza të tjera përgjatë zhvillimit të tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article