Sezoni i ri turistik/ IKMT aksion të paparalajmëruar, nis prishjen e strukturave provizore në plazhet e Lukovës e Piqerasit

8 months ago 15

Në plazhet e Lukovës e Piqerasit IKMT ka filluar prishjen e disa struktura provizore që përdoren gjatë sezonit turistik si bare verore.

Disa prej bizneseve me këtë natyrë në plazhin e Shpellës në Lukovë kanë denoncuar sot prishjen selektive të një pjese të objekteve ndërsa i gjithë bregdeti sipas tyre ka leje të njëjta shfrytëzimi për sezonin.

Disa struktura janë shembur nga IKMT në këtë zonë sot ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe nesër. Aksioni nuk ishte paralajmëruar dhe shumë biznese nuk kishin larguar nga këto godina orenditë e shërbimit.

Kryeinspektori i IKMT-së Ervin Hoxha, që ndoqi nga afër ndërhyrjen, tha se ky territor është zaptuar dhe nuk ka nevojë për të marrë masa e rekomandime, por ky plazh do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“IKMT do vijojë në përmbushje të detyrave të saj, bashkë me Policinë e Shtetit aksionin në bregdet me qëllim pastrimin e menjëhershëm të plazheve të zaptuara. Aksioni do të shtrihet deri në vijën fundore bregdetare, me ndëshkime e penalitete për personat dhe subjektet që zaptojnë plazhet“, deklaroi Hoxha.

Marrja e lejeve provizore për të ushtruar aktivitetin në këtë zonë është shoqëruar çdo vit mes konflikte të shumta mes vetë bizneseve por edhe me njësitë vendore.

Top Channel

Read Entire Article