SHBA dhe Franca i bëjnë presion Netanyahut për armëpushim, ultimatumi i Bidenit dhe kërcënimi për embargo armësh

1 day ago 19

Këmbëngulja franceze për një armëpushim në Gaza dhe Liban dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA po krijojnë një mjedis stresues për Benjamin Netanyahun.

Emmanuel Macron në dy javët e fundit ka folur tre herë hapur për kundërmasa të forta kundër Izraelit për të pasur një armëpushim në Rripin e Gazës dhe në frontin verior dhe Liban.

Macron nuk ngurroi t’i bënte një thirrje të përgjithshme Perëndimit që të mos dërgonte armë në Izrael, një lëvizje që çoi në një grindje serioze diplomatike dhe një Benjamin Netanyah të tërbuar, i cili e quajti deklaratën “të turpshme”.

Israeli air strikes in the early hours on Monday killed several people and set shelters of displaced Palestinians on fire, as their forces widened their raid into northern Gaza https://t.co/JkzYyDRS2Z pic.twitter.com/9QEioUkPeA

— Reuters (@Reuters) October 14, 2024

Dje Emmanuel Macron tha se Izraeli nuk duhet “të harrojë se ekzistencën e tij ia detyron një rezolute të OKB-së” duke i shtuar benzinë zjarrit.

Perëndimi duket i vendosur që pas 383 ditësh luftë të arrijë rezultate.

Sakaq, edhe Zyrës ovale këtë herë nuk i mbeti gjë tjetër veçse të “kërcënonte” Tel Avivin me ambargo të armëve. Lobi izraelit në SHBA që nga fillimi i krizës ka qenë kundër bombardimeve masive  në Gaza dhe prej muajsh ka bërë thirrje për presion “të vërtetë” ndaj Izraelit.

Bllokada e djeshme e Wall Street nga anëtarët e komunitetit hebre nuk ishte një mobilizim i thjeshtë, por një mesazh për Kamala Harris se ka ardhur koha për të bërë diçka për Gazën.

Kërcënimi i SHBA-së për një embargo armësh ndaj Izraelit megjithatë nuk është në përputhje me dërgimin në Tel Aviv të grupit të SHBA-së që mbërriti për ta bërë mbrojtjen ajrore të vendit të padepërtueshme./vizionplus.tv

Read Entire Article