SHBA mesazh Iranit, sulmon me bombardues B-2 depot e armëve të rebelëve Jouthi në Jemen

22 hours ago 40

SHBA ka goditur depot e armëve të rebelëve Houthi në Jemen, duke përdorur bombarduesit me rreze të gjatë B-2.

Rebelët jemenas janë padyshim një pjesë e rëndësishme e “boshtit të rezistencës”.

Që nga 8 tetori i vitit të kaluar, ata kanë goditur disa herë jugun e Izraelit, kanë krijuar probleme të konsiderueshme në transportin tregtar detar, duke mbyllur efektivisht Adenin dhe kanë treguar rezistencë të konsiderueshme ndaj goditjeve nga SHBA, Britanisë dhe Izraelit.

Zgjedhja e bombarduesve B-2, që morën pjesë në sulmin amerikan ndaj depove të armëve Houthi dërgon një mesazh të qartë për të gjithë rajonin: “Ne mund dhe kemi të gjitha sistemet e armëve për të goditur të gjithë”.

Qëllimi i sulmeve në shënjestër

“Forcat amerikane goditën sot pesë depo armësh nëntokësore Houthi në Jemen, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin, duke sqaruar se bombarduesit B-2 morën pjesë në operacion.

“Sot, forcat e armatosura amerikane, goditën me saktësi pesë objekte nëntokësore të ruajtjes së armëve të blinduara në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit,” tha Lloyd Austin në një deklaratë.

“Në drejtimin e Presidentit Biden, i autorizova këto sulme për të degraduar më tej aftësinë e Houthis për të vazhduar sjelljen e tyre destabilizuese dhe për të mbrojtur forcat dhe personelin amerikan në një nga rrugët ujore më kritike në botë,” vuri në dukje ai.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se po mbledh të dhëna për ndikimin e sulmeve ajrore të sotme kundër infrastrukturës Houthi në Jemen, duke theksuar se deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Që nga nëntori i kaluar, Houthi-t kanë nisur shpesh sulme me raketa dhe drone kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian.

Ata fillimisht thanë se synonin anije të lidhura me Izraelin, por më vonë i zgjeruan objektivat e tyre për të përfshirë anije të lidhura me SHBA-në dhe Britaninë në hakmarrje për sulmet kundër pozicioneve të tyre në Jemen nga forcat nga ato vende./vizionplus.tv

Read Entire Article