SHBA njoftoi të enjten më shumë se 200 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për civilët në Sudan dhe për ata që ikën në vendet fqinje.
“Populli i Sudanit po përballet me krizën më të keqe humanitare në botë. Duhet bërë shumë më tepër për t’i ndihmuar ata. Jam krenare të njoftoj se Shtetet e Bashkuara po japin një fond humanitar prej 203 milionë dollarësh për të mbështetur njerëzit në Sudan. Çadi, Egjipti dhe Sudani i Jugut të prekur nga ky konflikt brutal”, u tha gazetarëve ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield .
Ndihma përfshin më shumë se 178 milionë dollarë nga Departamenti i Shtetit dhe gati 25 milionë dollarë nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).