“Presidenti Biden beson se e ardhmja e Ukrainës është me NATO-n,” tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet këtë javë në Uashington.
“NATO do të shpallë hapa të rinj të rëndësishëm për të forcuar partneritetin ushtarak dhe politik me Ukrainën,” tha Kirby, duke shtuar “SHBA dhe aleatët do të bëjnë njoftime për ndihmën ndaj Ukrainës në samitin e NATO-s.”
“Ajo që do të shihni gjatë javës janë një seri sinjalesh shumë të forta për Putin se ai nuk mund të presë largimin e NATO-s, se ai nuk mund të presë që SHBA të largohet, se ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën,” tha ai.
Presidenti amerikan Joe Biden do të ketë bisedimet e tij të para të drejtpërdrejta edhe me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, njoftoi Shtëpia e Bardhë./vizionplus.tv