President i Shteteve te Bashkuara Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas Volodymir Zelensky nënshkruan një marrëveshje 10-vjeçare sigurie. Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas diskutimeve të ditës së parë të samitit të G7 në Itali , Joe Biden u shpreh se mbështetja e vendit të tij për Kievin do të jetë e palëkundur.
“Presidenti Zelenskyy dhe unë nënshkruam një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Qëllimi ynë është të forcojmë aftësitë e besueshme të mbrojtjes dhe parandalimit të Ukrainës për një afat të gjatë. Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën duhet të nënshkruhet nga aftësia e vetë Ukrainës për të mbrojtur veten tani dhe për të penguar agresionin e ardhshëm në çdo kohë, në të ardhmen”, tha Biden.
Në fjalën e tij presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e quajti marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve historike.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen më të fortë midis Ukrainës dhe SHBA-së që nga pavarësia jonë. Dhe kjo është një marrëveshje për sigurinë dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e jetës njerëzore. Kjo është një marrëveshje për bashkëpunim dhe në këtë mënyrë se si kombet tona do të bëhen më të fortë. Kjo është një marrëveshje për hapat për të garantuar paqen e qëndrueshme dhe, për rrjedhojë, përfiton të gjithë në botë, sepse lufta ruse kundër Ukrainës është një kërcënim real dhe real global”, tha Zelensky.
Po ashtu liderët e G7 nënshkruan edhe një ndihmë shtesë prej 50 miliardë dollarësh hua për Ukrainën, të cilat vijnë nga asetet e ngrira ruse. Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Moskës. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se përpjekjet e Perëndimit për të marrë të ardhurat nga asetet e ngrira ruse do të çonin në një përgjigje nga vendi i saj që do të ishte shumë e dhimbshme për BE-në. /vizionplus.tv