Sherr me thikë në Divjakë, procedohen dy të rinjtë

2 months ago 33

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë.

Një 25-vjeçar ka kanosur me thikë një 21-vjeçar për motive të dobëta, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta.

Bëhet me dije se autoritetet kanë nisur procedim penal për dy të rinjtë.

“Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e ka goditur shtetasin B. Z., me sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article