Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë kryesiht i vranët. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të jetë nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/25 Re shi
Kukës 16/23 Re shi
Lezhë 18/26 Re shi
Dibër 15/24 Re shi
Durrës 20/26 Re shi diell
Tiranë 21/26 Re shi diell
Elbasan 19/27 Re shi diell
Berat 18/26 Re shi diell
Vlorë 21/25 Re shi diell
Korçë 14/23 Re shi
Gjirokastër 17/27 Re shi diell
Sarandë 20/27 Re shi diell