Policia italiane ka arrestuar 10 persona, të cilët ishin të përfshirë në trafikun e drogës.
Mes të arrestuarve, ka shtetas shqiptarë, rumunë dhe italianë.
Mediat italiane bëjnë me dije se hetimet kanë nisur që nga viti 2022 dhe kanë zgjatur deri në vitin 2023, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur.
Sipas hetimeve, të arrestuarit fusnin në territorin italian disa kilogramë kokainë çdo muaj, të cilën më pas e shisnin në doza më të vogla./vizionplus.tv