Shiu u vjen në ndihmë zjarrfikësve në Gjirokastër, neutralizohen flakët në fshatin Grapsh

2 months ago 28
Reklamë

Reshjet e shiut duket se po ndihmojnë në lehtësimin e situatës së zjarrit në fshatin Grapsh të Gjirokastrës.

Situata me zjarrin ishte përkeqësuar për shkak të erës së fortë, e cila ndihmoi përhapjen e flakëve duke rrezikuar edhe banesat.

E ndërkohë që shiu u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, policia po bën krehjen e zonës në mënyrë që të ndihmojë banorët që mund të kenë pasur probleme nga tymi.

Sipas informacioneve nuk ka banesa të djegura. Ndërkohë raportohet se ka dëme të konsiderueshme në kullota./vizionplus.tv

Read Entire Article