Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen nr. 17, Durrës. Automjeti raportohet se është në pronësi të kryeinxhinierit të OSHEE në Durrës, Arben Alushi.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër që ishte i parkuar pranë “Benz-it”.
“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme dhe lidhet me ushtrimin e detyrës nga kryeinxhinieri i OSHEE.