Shpërthen lëndë plasëse pranë një banese në Tropojë

1 hour ago 20

Një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

 “Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article